153-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, ekspozohen për publikun veprat e tij

Rrugëtimi 30-vjeçar i botimeve Fishta u prezantuan përmes një veprimtarie të organizuar në Lezhë, ku ishin të pranishëm njerëz të letrave, kulturës, autoritete lokale dhe shumë qytetar.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe të tjerë të pranishëm në këtë aktivitet, vlerësuan kontributin e botuesit Frano Kulli në rrugëtimin e tij 30-vjeçar.

Shtëpia botuese “Gjergj Fishta” ka publikuar dhjetëra vepra letrare të autorëve shqiptarë dhe jo vetëm, mes të cilave dhe veprat e plota të At Gjergj Fishtës dhe Ndre Mjedës.

Ky aktivitet erdhi në kuadër të veprimtarive të organizuara në Lezhë për 153-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndërsa u përmbyll me një koncert vokal dhe instrumental i grupit “Sounds from Shkodra”.