Ky është Firdeus Dikellari nga qyteti i Pogradecit, i dhënë se tepërmi pas teknologjisë.
Vetëm pak kohë më parë ka paraqitur robotin e krijuar krejtësisht prej tij ndërkohë që tani ka bërë gati Robotin Dardan, i cili komunikon në 9 gjuhë të ndryshme, përfshi këtu dhe Gjuhën Shqipe.
Roboti Dardan, sipas Dikellarit, krahas gjuhëve me të cilave ai komunikon, mund të bëjë detektimin e emocioneve në fytyrën e njeriut.
Sipas Firdeus Dikellarit roboti Dardan pritet të vijë në ndihmë edhe fëmijëve që kanë probleme me komunikimin, kryesisht në fushën e logopedisë.
19-vjeçari Firdeus Dikellari siguron se së shpejti do të ketë zbulime të reja në fushën e teknologjisë