“200 mijë € ‘koka’ e Benit”- Shaqja: Si u krye vrasja në Peqin, çfarë më tha Mjacaj

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Në dosje i plagosuri Indrit Shaqja ka rrëfyer gjithë dinamikën e krimit të rëndë. Shaqja deklaroi se ka qenë në ambietet e dhomës duke gatuar në mmomentin kur ndodhi ngjarja.

Sipas tij polici i kollonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkonte Sokol Mjacaj.

– Advertisement –

“Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit”- ka deklaruar polici.

Në atë moment Indrit Shaqja ka dalë dhe është afruar për të parë se kush e kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili i ka thënë se: “O indrit më njofto pak Ben Lleshin” të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka.

Në atë moment Indrit Shaqja është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin dhe i ka thënë të shkonte në dritare se e donte Sokoli.

“Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap. Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë kohës që ka qënë në burg ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje, se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit.

“Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

“Kam pasur mardhënie të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja.

Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e parlajmëronte se “për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”