25 vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka përfshirë një klub nate, i cili ishte duke u rinovuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Autoritetet turke kanë njoftuar se tetë persona janë të lënduar, shtatë prej tyre janë hospitalizuar dhe janë në gjendje të rëndë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Klubi i natës, i cili ishte i mbyllur për rinovime, ishte në përdhesën e ndërtesës 16-katesh në lagjen Beshiktash. Zjarri është lokalizuar.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet dhe viktimat besohet se janë punëtorët që po merreshin me rinovimin e klubit të natës.

Pesë persona janë arrestuar dhe intervistuar, përfshirë menaxherin e klubit të natës.