Bilanci vjen gjithnjë e më shumë në rritje në Izrael, ku deri tani janë raportuar 250 të vrarë citojnë mediat në gjuhën hebraike të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.
Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 450 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.
Numri i viktimave pritet të rritet më shumë.
Qindra persona të armatosur të Hamas-it u infiltruan në Izrael këtë mëngjes, duke kaluar në pika të shumta, duke mposhtur atë që IDF-ja e konsideronte si gardh kufitar shumë të sofistikuar.
Trembëdhjetë orë pas fillimit të sulmeve, raportohet se ka ende 22 zona “aktive” në jug të Izraelit, ku personat e armatosur janë ende aktivë ose frikësohen se janë në terren.
Një valë e re raketash janë lëshuar drejt Izrael-it, duke përfshirë edhe drejt Tel Aviv-it, raportojnë agjencitë vendase duke postuar pamjet e predhave që përshkojnë hapësirën ajrore izraelite.
Policia e Izraelit bëri me dije më herët se pritet që luftimet të zgjasin për disa ditë, në një front të krijuar në kufirin me Gazën, ku palestinezët kanë marrë kontrollin e shtatë pikave kyçe të kalimit aty.
Me buldozerë, ata kanë shkatërruar gardhin rrethues, duke nisur inkursionin dhe duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.