Kryeimami i Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, ka komentuar trendin e fundit të konvertimit të qytetarëve nga feja myslimane në atë katolike. Sipas tij, kjo është duke u organizuar përmes një ‘shtabi operativ’ që haptazi kanë shpallur luftë kundër Islamit dhe myslimanëve.
Ai, ka shpërnda edhe një bisedë ku flitet për çmime rreth ndërrimit të fesë, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo është kritikuar nga Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu. Kryeziu ka akuzuar kryeimamin e Prizrenit se po shpërndan akuza të pabaza dhe po manipulon qytetarët.
“Jo vetëm që nuk duhesh me i marr 3000 apo 5000 euro, por duhet me i dhënë dhe 50.000, vetëm mos me qenë pjesë e këtij ambienti të përbashkët me hoxhallarë që merren me shpifje, manipulime dhe përçarje të komuniteteve. P.S. Ja me çfarë merret Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Përhap akuza të pabaza dhe manipulon qytetarët”, thotë Kryeziu në Facebook.
Ndërsa ky është postimi kryeimamit të Prizrenit:
Kjo vërehet qartazi në deklarimet dhe organizimet e tyre publike, ku ata tashmë haptazi i kanë shpallë ‘luftë publike’ kulturës islame dhe muslimanëve, e që në konvertimet normale nuk ndodhë një gjë e tillë.
Për më shumë, në disa portale u zbulua se po derdhen mjete financiare, pra 3,800 euro për atë që konvertohet në katolik, kurse 5,000 euro nëse shkon edhe në kishë publikisht…!