Hapi dyert në vitin 1524 dhe shërben për klientët një menu të kuzhinës tradicionale.
Më 26 shtator të këtij viti restoranti “Hostal de Pinos”, i vendosur në zemër të Katalonjës, shënoi një moment historik të jashtëzakonshëm pasi festoi 500-vjetorin e nisjes si biznes.
Me kalimin e viteve restoranti ka pësuar shumë ndryshime, por thelbi i tij mbetet i pandryshuar.
“Nuk e di nëse ky është një nga vendet më të vjetra në botë që shërben ushqim. Ndoshta ka një kulturë që është më e vjetër. Por unë besoj se ne jemi më të vjetrit në Evropë“, tha Monica Segues, pronare e biznesit.
Historia e restorantit “Hostal de Pinos” pasqyrohet jo vetëm në dokumente, por edhe në punimet me gurë që zbukurojnë ambientin. Një gdhendje që daton në vitin 1677 lexon në gjuhën e vjetër të Katalonjës.
Në një arkiv pranë komunës Solsona, punonjësi Josep Porredon zbuloi dokumentin që vërteton historinë e gjatë të restorantit dhe e ndau atë me gazetarët e agjencinë e lajmeve Reuters. Dokumenti konfirmon themelimin e “Hostal de Pinos” nga një familje në 1524.