Greqia prej disa ditësh po përballet me zjarre të shumta që kanë mbërthyer disa vende ku më të rrezikuarit mbeten Rodos dhe Korfuz.
Mediat greke shkruajnë se një ditë më parë flakët kanë përfshirë edhe Lamian dhe Magnezin ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Ndërkohë flakët janë përhapur me shpejtësi dhe afruar pranë autostradës kombëtare Athinë-Lamia dhe Athinë-Selanik duke vënë në rrezik edhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks.