Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj hodhi kritika të shumta ndaj qeverisë.
Ish-ministri i Infrastrukturës, thotë se me qeverisjen e kryeministrit Kurti, ka ardhur puna që zgjedhjet tona mos të arrijmë t’i mbajmë.
Sipas tij, Vuçiqin e ka sjellë në pushtet populli i vetë. Në fund fare, ai rikujtoi shprehjen e famshme, tani duke e përditësuar pak: nuk negociohet kështu o djem.
“Qe qysh ka ardhë puna, nga ajo që s’po mahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, na e kanë pru punën që zgjedhjet tona mos me mujtë me i mbajtë në territorin tonë. Vuçiqin, e ka sjell në pushtet populli i vet.
S’po e kuptojnë. Këtë gjendje, me shku në negociata rreth 17%, një pjesë e territorit tonë, mbetet e pakontrolluar dhe e paqeverisur, dhe përballë e kemi Serbinë që do ta minojë shtetin tonë. Nuk negociohet kështu o djem”, tha ndër tjerash Limaj në Politico.