“Çfarë dreqin?”, “Liria e shtypit është thelbësore”, avokatja amerikane reagon ndaj vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës

Avokatja amerikane, Bernadette Foley, nga Nju Jorku, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën.

Në një postim të saj në Twitter, avokatja Foley, e cila ka pasur një përvojë të gjatë në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe punën në Kosovë, ka reaguar duke shkruar mes tjerash “Çfarë dreqin ?Hej, Kosovë? Çfarë po ndodhë? Liria e shtypit është thelbësore”.

“Çfarë dreqin? Hej, Kosovë? Çfarë po ndodhë? Liria e shtypit është thelbësore. Asociacioni i Mediave të Kosovës, BE-ja dhe ShBA-ja – të gjitha kritikojnë një veprim të dukshëm për të mbyllur një stacion të njohur televiziv të Kosovës”, tha Foley.