Policia turke heq reklamat e shkruara në arabisht

Policët turq u filmuan teksa i hiqnin tabelat e reklamave të bizneseve që ishin shkruar në gjuhën arabe, raportoi “Newarab”.

Rasti ka ndodhur në qytetin Adana, ku në ditët e para të korrikut u panë policët që ndërmorën këtë aksion. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim pse u larguan reklamat arabisht, por sipas mediumit, viteve të fundit është rritur gjuha anti-refugjate dhe anti-arabe në Turqi.

Kjo pasi vendi po lufton me krizë ekonomike, e njëkohësisht i mban mbi 3.5 milionë refugjatë sirianë.

Vitin e kaluar, një bluzë fëmijësh me një mbishkrim arab u bë temë diskutimi në një nga markat e njohura turke. Ajo nxiti reagim, duke detyruar dyqanin që të dilte me reagim shfajësues.