Ura e Kamarës ka nevojë të rikonstruktohet

Në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan, 5 km larg qytetit të Librazhdit, ndodhet Ura e Kamarës.

Sipas historianëve, ura me tre harqe është ndërtuar rreth vitit 1714.

Bazamenti për kalimtarët është ndërtuar me kalldrëm, me gurë lumi të rrumbullakët. Por prurjet e rrëmbyera kanë lëkundur këmbët e saj, duke e bërë të nevojshëm rikonstruksionin.

Historiani Shaban Gjura thotë se ura mund të kthehet në një atraksion për turistët.

Për banorët e zonës kjo urë është e vetmja mundësi për të kaluar në anën tjetër të lumit, atje ku kanë tokat.

Ura e Kamarës është e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 3.5 m.

Gazetare Albana Agolli