Shqiptari Kevin Sekniqi është përzgjedhur në listës e “Forbes”.
Sipas Forbes, shkodrani është një nga 30 personat nën 30-vjeç, që ka arritur sukses në botën financiare dhe atë të zhvilimit ekonomik.
Kevin Sekniqi është bashkë-themelues dhe COO në Ava Labs.
Sipas Forbes janë shqyrtyar 12 mijë kandidatë të mundshëm dhe nga këta u zgjodhën 30 persona ku mes tyre ka qenë edhe shqiptari nga Shkodra.
Siç e përshruan Forbes, Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”
Para se të bashkëthemelonte Ava Labs, Kevin ishte një kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë. Ai më parë ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.