OLYMPUS DIGITAL CAMERA

U fut në det për t’u larë, ndërron jetë pushuesi serb në Vlorë

Një 54-vjeçar ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë për t’u larë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku viktima është identifikuar si J. D., shtetas serb.

Mësohet se 54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por nuk ka mundur për shpëtojë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit, e ndërsa paraprakisht në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ka pësuar “arrest kardiak”.