FSK: I vrari në rastin e mbrëmshëm nuk është pjesëtar i joni, i plagosuri po

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se personi që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra mbrëmë në lokalin Bon Vivant, nuk ka qenë pjesëtar i saj.

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm, se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftim.

Njëri ndër të plagosurit, Hysi Geci është thënë të jetë pjesëtar i FSK-së.

“Sipas informacioneve zyrtare, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së”, thuhet tutje.

Ndëkaq në një prononcim për Klan Kosovën, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë që asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk është pjesë e FSK-së.

“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, ka deklaruar Syla.