I sanksionuar nga SHBA, Radojçiç kërcënon serbët e Kosovës

I sanksionuari nga SHBA dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, Milan Radojçiç është shfaqur në një video, e cila mendohet se është realizuar në territorin e Kosovës.

Pas humbjes së përkrahjes nga qytetarët serbë për shkak te aktiviteteve të tyre kriminale dhe dështimit për organizimin e disa provokimeve kundër Kosovës, Radojciç është munduar që të kërcënojë serbët të cilët nuk i binden më, raporton KosovaPress.

Radojçiç, kreu i grupit kriminel serb, njëherësh nënkryetar i Listës “Srpska”, ka kërcënuar serbët që janë kundër grupeve kriminale dhe të cilët tashmë e kanë kuptuar se me vite janë përdorur vetëm si instrument politik nga Beogradi dhe vetë ai.

Lidhur me kërcënimet e Radojçiç, ka reaguar eksperti britanik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Sigurinë, Daniel Smith.

“Milan Radojcic, kreu i grupit kriminal serb i sanksionuar nga SHBA dhe i kërkuar nga drejtësia e Kosovës për një sërë krimesh, është shfaqur nga kufiri me Serbinë me një gjuhë kërcënuese. Njëlloj si shefi i tij Vuçiç dhe mediat e tij, që janë në shërbim të Rusisë!”, ka shkruar ai në Twitter.