Përmbytjet në Slloveni, shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevoj

Një shqiptar nga Kosova, pronar i një furre buke është bërë ‘heroi’ i 24 orëve të fundit në Slloveni, ku përmbytjet masive kanë izoluar qindra banorë nëpër shtëpitë e tyre.

I riu i është gjendur pranë të gjithë atyre që kanë nevojë në këto ditë të vështira, duke iu ofruar bukë falas.

Alban Memqaj është bërë tema e ditës në mediat sllovene në këto orë të vështira për vendin ish-jugosllav.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

“Për çdo gjë mos ngurroni të na kontaktoni në numrin e telefonit 040778474”, e mbyll thirrjen ai.