Petrit Halilaj prej vitesh ka marrë vëmendje dhe është komentuar mjaft shumë për sukseset që ka arritur në fushën e tij.
Artisti nga Kosova duket se nuk ka të ndalur dhe së fundmi u njoftua se është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Këln të Gjermanisë.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Petrit Halilaj
Ai theksoi se Petriti me punën e tij nuk e ka prezantuar vetëm kulturën shqiptare, por që ka vendosur edhe emrin e Kosovës në qendër të botës së artit.
Postimi i plotë i Ajetit:
“Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Artisti ynë Petrit Halilaj është zgjedhur anëtar i ri i Akademisë së Artit Botëror në Köln Akademie der Künste der Ëelt. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe rruga e tij artistike është një frymëzim i madh për të gjithë. «I jashtëzakonshëm» është atributi që më së shumti i shkon për shtati Petritit, jo vetëm si njeri, por edhe artin që ai përfaqëson.
Falë kreativitetit dhe talentit të shkëlqyeshëm, Petriti me punën e tij nuk është duke prezantuar vetëm kulturën tonë shqiptare, por edhe duke e vendosur emrin e Republikës tonë në qendër të botës së artit, veprat e të cilit janë prezantuar në festivalet dhe galeritë më prestigjioze në botë!
Si anëtar i ri i akademisë, Petriti do të jetë pjesë e një institucioni me renome globale, artistësh, shkencëtarësh dhe njohës të kulturës.
Suksesi i tij i veçantë është i krahasueshëm me shumë talentë tjerë nga vendi ynë i vogël, por që tashmë ka traditë të nxjerr talentë të mëdhenj – nga Kosterrci i Skenderajit në majat e kulturës botërore.
Bravo Petrit!”.
Foto: Halilaj, (me xhaketë të gjelbër) fitues i disa çmimeve artistike prestigjioze, asokohe ishte vetëm 11 vjeçar, në vitin 1999, kur edhe u realizua fotografia nga Andrew Testa. Petriti nuk e ka harruar përvojën dhe madje lufta ka qenë fokus i shumë prej punëve të tij artistike të mëvonshme.