“Global Firepower” ka publikuar renditjen e forcave të armatosura kombëtare më të fuqishme në botë.
Për vitin 2023, Shqipëria është renditur në vendin e 91 në listën e shteteve me ushtrinë më të fortë në botë, ndërsa Kosova në vendin e 134-t.
Nga vendet e rajonit Serbia është renditur e 54, Kroacia e 69, Mali i Zi u rendit i 128 e Bosnaj dhe Hercegovina e 133-ta.
Ndërkohë SHBA-të e kanë ushtrinë më të fuqishme në botë duke mbajtur vendin e parë.
Vlerësimi merr parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe ushtarëve të çdo vendi, por edhe gjendja e tyre financiare, kapacitetet logjistike dhe kushtet gjeografike, ndër të tjera.
Analiza e “Global Firepower” për vitin 2023 pati në referencë gjithsej 145 shtete në botë.