Atentati kundër historisë në Selanik
(Me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Hasan Prishtinës, sipas fakteve të reja arkivore)
Nga Dr. Luan Zyka
E hënë ishte edhe atëhere, 14 gusht, por para 90 vitesh…
Atë mesditë të nxehtë të 14 gushtit 1933, një zotni po ecte me ritëm të ngadaltë përgjatë rrugës luksoze të Selanikut Tsimiski, që gëlonte nga gjallëria e kalimtarëve, tramvajit dhe makinave të ndryshme.
Zotnia veshur më një kostum gri me barsolinë dhe mbështetur në një bastun ngjyrë argjendi, dukej se kishte dalë për shëtitjen e zakonshme pas ngrënies së drekës.
Ndoshta shikonte me peng zhvillimet e reja të qytetit grek, duke pasur në mendje dhimbën e kujtimeve të atdheut të tij që nuk po hynte akoma në udhën e zhvillimit oksidental.
Pas disa minutash, kur zotnia me bastunin e argjendë kishte arritur në kryqëzimin e rrugës Vogkatsiko, nga mbrapa tij i afrohet me vrull një person i bëshëm dhe i qëllon me revole pas shpine. Zotnia i gjendur në befasi, kthehet paksa nga vrasësi, dhe duke u mbështetur mbi bastun, fut dorën në xhep të nxjerrë revolen e tij, një Smith amerikan me këmbëz të fildishtë dhe qëndisur me argjendë.
Por, vrasësi i vërsulet sipër trupit të përkulur duke e qëlluar me mani shtazarake me dy plumba të tjerë në kokë e zemër, për të arritur deri në fund qëllimin e tij.
“Këtu e vranë Hasan Prishtinën” – do më thoshte emigranti i vjetër shqiptar në Selanik, dardhari Kosta Konopulli, në nëntor të vitit 1981, kur unë sapo kisha arritur atje për studime në Universitetin Aristotel.
- Kush ishte dhe çfarë ideologji kombëtare përfaqsonte Hasan Prishtina ?
- Sfondi politik i kohës së vrasjes së Hasan Prishtinës
- Cili ishte raporti i Hasan Prishtinës më Greqinë dhe ish-deputetët grekë, kolegët e tij, në parlamentin otoman në vitet 1908 -1912 ?
- Kush ishte, apo ishin të intersuar për vrasjen e Hasan Prishtinës?
- Kush ishte ekzekutori Ibrahim Çelo, “patriotit” që nuk dinte mirë të fliste shqip, dhe cili fati i tij i mëtejshëm?
- Cili ishte monituruesi i vrasjes së Hasan Prishtinës dhe një nga agjentët shqiptarë (apo edhe të shërbimeve të tjera) që më vonë u bë deputet i parlamentit shqiptar ?
- Cili ishte roli i kryekonsullit Jusuffati dhe i Sekretarit të Konsullatës Remzi Çelo, dhëndrit të ardhshëm të Mehdi Frashërit ?
- Çfarë lidhje kishte kafasi (roja) i Konsullatës së Selanikut me vraësin dhe agjentin e rrezikshëm.
- Fantazëm e së shkuarës apo dishepull i një të drejte kombëtare që u relizua më 1999 ?