Tony Blair vjen me helikopter në Himarë

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri. Në pamjet e publikuara nga Top Channel ai duket teksa zbret nga një helikopter ushtarak në stadiumin e Himarës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair, por nuk përjashtohen pushimet. Me siguri ai do të takohet me kryeministrin Rama që këto ditë po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi. 

Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021./TCH