Patetike: Liderët e Luginës së Preshevës akuza njëri tjetrit se qenkan shërbëtorë të Vuçiqit

Kryetari i Komunës së  Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin “deputet i Vuçiqit”, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, ai kësaj akuze ia ka bashkëngjitur një video të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën pretendon se e mbështet aludimin e tij për Kamberin.

Në këtë video përfshihen edhe politikanë të tjerë shqiptarë të Luginës së Preshevës, Fatmir Hasani dhe tashmë këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ardita Sinani.

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, nuk ka hezituar as ai t’i hedhë këto pretendime ndaj kundërshtarit të tij politik më parë.