Kryeministri Albin Kurti ka rezfuzar sërish të flas për arrestimet e bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.
Kurti i ka shmangur sërish gazetarët, nuk ka dhënë asnjë koment mbi arrestimet.
Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Ndërkohë, ai është dëgjuar duke thënë “E kemi një koktej tash”, teksa ka shfrytëzuar rastin për të ngrënë diçka.
Nga aksioni i sotëm i policisë janë arrestuar tre persona që dyshohen lidhje me aferën e rezervave shtetërore.