3 pushuese nga Maqedonia e Veriut rrezikojnë të mbyten në plazhin e Golemit, 2 prej tyre përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit në Kavajë pasditen e kësaj të shtune.

Ata janë të moshës 48, 66 dhe 60 vjeç dhe janë nxjerrë nga deti nga pushuesit, rojet bregdetare dhe policia e më pas janë transportuar në spitalin rajonal të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se tre pushueset nga Maqedonia e Veriut janë shtruar në repartin e reanimacionit, por dy prej tyre, ato të moshave 66 dhe 60 vjeç janë në gjendje të rëndë. ku njëra është futur në intubim.