Aleksander Hasanas
“Sicilia ka formë trekëndore dhe për këtë arsye në fillim u quajt #Trinacria“, shkruan gjeografi Straboni dhe në secilën pikë të trekëndëshit ngrihet nga një kodër: njëra që tregon veriun drejt Italisë, tjetra nga lindja “drejt Peloponezit dhe në drejtim të kalimit në Kretë’, dhe një në jug drejt Afrikës.
Sicilia banohej nga populli i saj #indigjen barbar dhe mandej u kolonizua prej romakëve dhe kartagjenasve. Pushtimet vazhduan gjatë gjithë epokave, duke përfshirë bizantinët, arabët, normanët, burbonët dhe më në fund Giuseppe Garibaldi.
Simboli i Trinacrias përshkruan një kokë gorgonike, me gjarpërinj të ndërthurur me veshë në vend të flokëve, nga të cilat rrezatojnë tre këmbë të përkulura, të nënshtruara ndaj dy krahëve shqiponjare anësore; figurë që merr emrin e simbolit të Diellit, Triskelës nga mbiemri Triskelion (tre + skélos), fjalë për fjalë kjo në gjuhën e lashtë shqipe ka kuptimin “i shpejtë” triherë i shpejtë, “tre shkelës” (ia shkel me shumë shpejtësi).
Ndërkohë ky simbol i lashtë i përket fiks edhe figuracionit gjeografik, tre pikat ekstreme të ishullit: Cepeve të saj, Kepi Peloro i njohur gjithashtu si Punta del Faro në drejtimin veri-lindor, Cepi Passero në një drejtim jugor dhe CepiLilibeo i njohur gjithashtu si Cepi Boeo në një drejtim perëndimor.
Vendbanimet në majë të 3 kodrave të epokës së bronzit të vonë dhe të hekurit të hershëm, me pamje të shkëlqyera strategjike, burime natyrore, mbrojtëse dhe rrjete komunikimi, shërbyen si bastione të kulturës dhe zhvillimit indigjen.
Etimologjia e emrit më të parë të këtij ishulli “TRINACRIA” me banim shumë të lashtë flet shqip, pikërisht ky emërtim tregon Tre anët e ngritura në secilin Cep nga një kodër ngritur KRYE: TRINAKRYE; TRINAKRIA.
Në qendër të këtij simboli sicilian shohim fytyrën e një femre me tri kallëza gruri, të cilat tregojnë pjellori, fushat e saj të njohura tani si hambari i Italisë, përreth saj shohim gjithashtu krahët e Shqiponjës sonë me dy krena, e në këtë rast ato simbolizojnë njëherësh edhe “Gorgonën mitologjike”
Popujt e asaj kohe u quajtën “Elymi” nga romakët dhe bizantët (Thuc. 6.2.3; Dionysius of Halicarnassus Ant. Rom. 1.22.3; 1.22.4; Pausanias Phocis X.11.3) dhe u dalluan arkeologjikisht nga incizimi dhe Qeramika e lyer me mat.
– https://www.sikelia.net/…/sicilia-origine-e…/
– https://medium.com/…/cosa-significa-sicilia-da…