Të vërteta të guximshme të shkruara nga shkrimtari grek Nikos Dimou. Historia është e patjetërsueshme, megjithatë grekët gjithnjë kanë shtrembëruar faktet në librat shkollorë, duke u transmetuar brezave të “vërteta të rreme”.
Dimou, duke theksuar “alergjinë” e kombit të tij ndaj fakteve historike rrëfen disa të vërteta mbi revolucionin grek të vitit 1821.
“Revolucioni dështoi sepse grekët luf.tonin më shumë me njëri-tjetrin se kundër Turqisë”, tregon ai. Ai gjithashtu rrëfen se disa prej prijësve më të guximshëm ishin arvanitas, të cilët nuk dinin të flisnin as greqisht.
“Ata që nuk pëlqejnë shqiptarët duhet të dinë se disa prej prijësve dhe kapitenëve tanë të guximshëm ishin Arvanitët, që nuk flisnin as greqisht. Dhe kur Mavrokordatos foli me anëtarët e ekuipazhit të flotës greke, pati nevojë për përkthyes sepse ata nuk kuptonin asnjë fjalë. (shkruan Paparrigopoulos)”, shkruan Dimou.
Shkrimi i plotë “Kur fëmijëve do t’u tregohet e vërteta e ngjarjeve të vitit 1821?”, nga shkrimtari Nikos Dimou:
Ata që nuk pëlqejnë shqiptarët duhet të dinë se disa prej prijësve dhe kapitenëve tanë të guximshëm ishin Arvanitët, që nuk flisnin as greqisht. Dhe kur Mavrokordatos foli me anëtarët e ekuipazhit të flotës greke, pati nevojë për përkthyes sepse ata nuk kuptonin asnjë fjalë. (shkruan Paparrigopoulos). / infoculture.info