Pas 320 vitesh rikthehet në atdhe Papa Klementi XI Albani. Shtatorja e këtij përsonaliteti të kombit shqiptar u vendos në kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në vitin 1703 në Mërqi të Lezhës.
Realizimi i shtatores ishte pjesë e projektit të rehabilitimit të këtij objekti kulti, i financuar nga donatorë privatë brenda dhe jashtë vendit e me mbështetjen e studiuesit Dom Nik Ukgjini. Vetë studiuesi shprehet se me vendosjen e kësaj shtatoreje u plotësua amaneti i Papa Klementi XI që të rikthehet në tokën mëmë.
Aty ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në fshatin Mërqi të Lezhës, kisha është transformuar plotësisht, duke ruajtur origjinalitetin dhe rikthyer objektet që mungonin, thotë inxhinieri Sokol Gazulli.
Me restaurimin e kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbrit, pritet të rritet interesi i vizitorëve për këtë objekt kulti që ka vlera te jashtëzakonshme arkitekturore dhe historike.