Dy sarkofagët prej plumbi të gjetur të varrosur nën rreshtin qendror të Notre Dame gjatë punës së restaurimit të katedrales kanë filluar të zbulojnë sekretet e tyre, thanë shkencëtarët francezë të premten e kaluar.
Sarkofagu i parë përmbante eshtrat e një prifti të lartë i cili vdiq në 1710, pas një jete të gjatë dhe të pwrulur, siç ishin në gjendje të përcaktonin shkencëtarët. Trupi në sarkofagun e dytë nuk është identifikuar ende – dhe mund të mos mundet kurrë. Megjithatë, ekspertët besojnë se ishte një fisnik i ri dhe i privilegjuar, i cili ndoshta ka jetuar edhe në shekullin e 14-të.
Dy varret përfshihen në “thesarin” historik të zbuluar nën naosin e katedrales pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019. Përveç sarkofagëve të plumbit, ky “thesar” përfshinte statuja dhe pjesë të ikonostasit origjinal të katedrales të shekullit të 13-të.
Dy varret ishin përshkruar si gjetje me vlerë të madhe shkencore dhe u zbuluan gjatë një gërmimi eksplorues të kryer përpara se të ngrihej një skelë e madhe për instalimin e kambanores së re të Notre Dame.
“Le Cavalier” dhe “Prifti i Lartë”
Sipas Guardian, edhe pse shumica e gjetjeve u gjetën në një thellësi prej vetëm 20 metrash nga dyshemeja e tempullit, një nga sarkofagët, i cili kishte formën e trupit të njeriut, u varros në një thellësi prej një metri. Kur ekspertët në Toulouse e hapën, ata gjetën brenda eshtrat e një burri që ndoshta ishte rreth të 30-tave kur vdiq. Ky burrë i panjohur u mbiquajt “Kalorësi”, pasi kockat e legenit të tij zbuluan se ai ishte një kalorës me përvojë.
Nuk kishte asnjë mbishkrim me emër në këtë sarkofag të veçantë dhe ka shumë të ngjarë që identiteti i vërtetë i “Le Cavalier” të mos zbulohet kurrë. Ekipi i studiuesve vazhdon të ekzaminojë copat e rrobave dhe mbetjet bimore të gjetura në sarkofag, dhe ata thonë se trupi i fisnikut të ri u balsamos, një praktikë mjaft e rrallë në mesjetë. Një tjetër detaj për “Kalorësin” është se ai u varros me një kurorë lulesh.
Pllaka në sarkofagun e dytë të çelikut konfirmoi se ajo përmbante eshtrat e Antoine de la Porte, kryeprifti i Katedrales Notre Dame, i cili vdiq në prag të Krishtlindjes 1710, në moshën 83-vjeçare.
Sipas Eric Croubezi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Toulouse, i cili ishte i pranishëm gjatë “hapjes” së sarkofagëve, është e qartë se të dy burrat konsideroheshin figura shumë të rëndësishme, secili në kohën e vet, prandaj dhe u varrosën me të tillë solemnitet në “zemrën” e katedrales.
Por ndryshe nga de la Porte, i cili jetoi një jetë të gjatë dhe komode, “Kalorësi” nuk ishte aq me fat. I riu besohet se vuante nga një “gjendje kronike” e cila i kishte shkatërruar të gjithë dhëmbët para se të vdiste. “Fundi i tij duhet të ketë qenë i vështirë”, shpjegon Croubezi, duke vënë në dukje se edhe kafka e tij ishte mjaft e deformuar nga lidhja fort si foshnjë.