Ajo quhet Klea Dedndreaj. Eshtë nga Salca – Mërturi në Tropojë. Një vajzë simpatike që ka fituar vëmendjen e televizioneve dhe rrjeteve sociale më së fundi.Jo sepse ka marrë pjesë në ndonjë beauty show, apo show mediatik siç ndodh zakonisht në Shqipëri.
Por sepse është një vajzë që ka mbyllur ciklin 12 vjeçar si ekselente me të gjitha 10-ta, dhe në këmbim të këtij pasioni për të studiuar, ka arritur të fitojë të dhjetë degët ku konkurroi.Ka zgjedhur të vazhdojë për mjeksi. Në mikrofonin e TVSH-së, Klea tregohet modeste për të ndarë me bashkëmoshatarët eksperiencën e saj. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri”.“Të fitoja të gjitha degët për të cilat aplikova ishte një shpërblim për punën e gjithë viteve.
Nuk është e lehtë por asnjëherë e pamundur. Nuk e mendoja që do të dilja fituese. Kur hapa telefonin dhe e pashë u kënaqa, edhe pse isha e konfuzuar në fillim.Që në fillim e kisha ndarë mendjen për Mjeksinë. Ka qenë qellimi im që në klasat e para. Prindërit e kanë dashur këtë por nuk më kanë shtyrë”, thotë Klea në mikrofonin e TVSH.
Dhe ndoshta kushdo do të mendonte se Klea do të vazhdonte studimet jashtë vendit. Por Klea thotë se do të vazhdojë të studiojë në Shqipëri, edhe pse nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme studimet master për më shumë kualifikim ti bëjë jashtë vendit.E ndërkaq, duket se vajzat si Klea harrohen nga mediat. Por ato kanë zë dhe flasin bukur. Janë model sesi duhet të jenë brezat e studentëve si ajo edhe në të ardhmen.