Në podcastin “Unconfuse me”, multimiliarderi Bill Gates foli sërish për atë që ai e quajti ndikimin e fshehur të mishit në mjedis. Ai beson se shumica e njerëzve nuk e dinë se si bujqësia kontribuon në ndryshimet klimatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për emetimet e metanit nga bagëtia dhe plehrat.
Gates u shpreh se kompania “Impossible” prodhon një biftek me bazë bimore me djathë, i cili është gjithashtu i preferuari i ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ai ka theksuar se e ka bërë për vete fakti se ushqimi me bazë bimore ka shije si mishi i vërtetë.
Sipas të dhënave bujqësia krijon 24 % të totalit të emetimeve globale të gazeve serrë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të AMerikës, bëhet fjalë kryesisht për emetimet e metanit nga bagëtitë dhe plehrat.
Shumica e gazrave, përfshirë metanin, prodhohen gjatë përpunimit të mishit viçit. Në nivel global, 50 kilogramë gazra të dëmshëm çlirohen nga 99 gramë mish viçi. Në vitin 2018, Gates shkroi: “Nëse bagëtitë do të ishin një vend, ato do të ishin emetuesi i tretë më i madh i gazrave serë”.
Në librin e tij të vitit 2021, “Si të shmangim një fatkeqësi klimatike”, ai shkroi se një luftë efektive kundër ndryshimeve klimatike do të kërkojë një gatishmëri për t’u përkushtuar ndaj gjërave të reja, siç janë automjetet elektrike dhe mishi sintetik.
Në atë kohë, ai argumentoi se vendet e pasura kanë burimet e nevojshme për të kaluar në mishin e viçit 100 % sintetik. Ai është i mendimit se shija e këtij mishi do të bëhet gjithnjë e më e mirë.
Mishi me bazë bimore përbën një pjesë të vogël të tregut total të mishit. Gates është i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të bindë njerëzit që të mos hanë mish të vërtetë.
Kjo është arsyeja pse, përmes fondacionit të tij, ai mbështet startup-et për kultivimin e mishit me bazë bimore dhe laboratorike.
/ts