Ukraina zbulon ofensivën e re që po përgatit Rusia

Ukraina bën me dije se Rusia është duke planifikuar një ofensivë tokësore të gjerë në fillimin e vitit të ri, pavarësisht disfatave të fundit ushtarake.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të ruhen nga vetëkënaqësia dhe të përgatiten për këtë sulm të ri që mund të nisë nga Donbasi, por që qëllimi i tij mund të jetë sërish Kievi.

Por analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi. Sipas admiralit britanik Tony Radakin javët e ardhshme lufta do të përkeqësohet vetëm për Moskën, e cila po përballet me një mungesë kritike të municioneve.

Në deklaratët e fundit për mediat, Ministri ukrainas i Mbrojtjes. Oleksii Reznikov tha se provat po shtohen se Rusia po planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt, kohë kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundojë stërvitjen.