VIDEO: Droni ndërpret ndeshjen mes Armenisë dhe Kroacisë

Ndeshja mes Armenisë dhe Kroacisë, që po zhvillohet në Jerevan, është ndërprerë për pak kohë në minutën e 35-të.Te ndërprerja erdhi për shkaqe se mbi stadium kaloi një dron me flamur.

Sipas mediave armene, bëhet fjalë për një flamur të Nagorno-Karabakhut, regjionit për të cilint Armenia e Azerbajxhani janë në konflikt të gjatë.

Droni fluturoi pak mbi lojtarë, ndërsa është përcjellë me duartrokitje, shkruan “index.hr”.

Ndërkohë në tribuna ka pasur rrahje të tifozëve.

Pritet që UEFA të reagojë në këtë situatë.

Kujtojmë se në vitin 2014, në ndeshjen Serbi – Shqipëri e zhvilluar në Beograd fluturoi mbi stadium flamuri i Shqipërisë Etnike.

Për këtë rast ndeshja u ndërpre dhe Shqipëria fitoi 3:0 në tavolinë pas eskalimit të situatës

Ndërkohë në tribuna ka pasur rrahje të tifozëve.