VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Shqipërisë U21, Pajaziti bën “mrekullinë”

Shqipëria U21 ka shënuar fitore të madhe të martën mbrëma në Elbasan. Në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, Shqipëria U21 e mposhti Rumaninë me rezultatin 3:2.

Kuqezinjtë e rinj te fitorja erdhën me rikthim të madh të rezultatit. Rumania shënoi në minutën e 47-të dhe të 58-të për 2:0.

Por Shqipëria nuk u dorëzua. Cristian Shpendi shënoi me devijim të topit për 2:1 në minutën e 63-të. Medon Berisha realizoi supergol për 2:2, në minutën e 71-të. Ndërsa golin e fitores e shënoi Adrion Pajaziti në minutën e 88-të.

Katër ditë më parë Shqipëria fitoi 2:1 ndaj Armenisë. Udhëheq në grup me gjashtë pikë. Zvicra është e dyta me tri pikë, por ka vetëm një ndeshje të luajtur. Zvicra U21 të martën fitoi 2:1 ndaj Finlandës. Po të martën, Mali i Zi fitoi 1:0 ndaj Armenisë.