Sot gjatë ditës është mbajtur manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ngjarje kjo në të cilën morën pjesë një numë i madh i figurave të ndryshme.
Manifestimi u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore, teksa disa nga pjesëmarrësit patën mundësinë për një fjalë rasti.
Por, ngjarja u shënua edhe me një incident të vogël, ku teksa po zhvillohej akademia shkencore kushtuar veprimtarit Ernest Koliqit, si pasojë e erërave të forta, është rrëzuar një baneri i skenës së manifestimit duke i rënë mbi kokë njërit prej folësve.