Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, është shpallur kampion i Gjermanisë.
Boksieri 27-vjeçar triumfoi ndaj atij gjerman Deniz Altz, që në raundin e parë.
Ardianit i mjaftoi një goditje që ta detyronte kundërshtarin që të dorëzohet.
Krasniqi është ende pa humbje në boksin profesionist.
Përndryshe, këtë titull e ka fituar edhe vet Luan Krasniqi, para 21 vjetëve ndaj Rene Hanl.