KFOR-i amerikan vendos rrethoja me gjemba në pikën kufitare në Jarinjë


KFOR-i amerikan ka vendosur rrethoja me gjemba në pikën kufitare në Jarinjë.

Raportohet se pjesëtarët e KFOR-it kanë forcuar forcat e tyre dhe kanë shtrirë telat me gjemba në vendkalimin  Jarinje mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se për sot është paralajmëruar një protestë e serbëve në Jarinjë.

Kjo pikë kufitare vazhdon të qëndroj e bllokuar tash e 9 ditë për shkak të barikdave të vendosura në pjesë të ndryshme në veri të vendit.