“Braktisni qytetin brenda orës 17:00”! Hamasi paralajmëron banorët e Ashkelonit në Izrael

Gaza- ‘Duhet të largoheni nga qyteti brenda orës 17.00’!

Një zëdhënës i Hamasit ka lëshuar ditën e sotme ​​një paralajmërim për banorët e qytetit jugor izraelit të Ashkelon që të largohen nga qyteti para orës 17:00 me kohën lokale të Izraelit.

Në një postim në Telegram, Hamasi tha se banorët e qytetit, në veri të Rripit të Gazës, kanë kohë deri në orën 17:00 për t’u larguar, BBC.

Më shumë se 4,500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael që nga e shtuna, kanë bërë të ditur ushtria izraelite.

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku ditën e dielë shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e derimëtanishme, mësohet se numri i viktimave ka kaluar 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.