S’ka elektricitet, ujë e as karburant pa lirimin e pengjeve – thotë Izraeli

Ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz, ka thënë se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë deri sa pengjet izraelite të lirohen.

Në një postim, Katz ka theksuar se nuk do të ketë energji elektrike, as ujë dhe se asnjë kamion karburanti nuk do të hyjë në Gaza pa lirimin e “të rrëmbyerve”.

Izraeli ka ndaluar furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën.

Mijëra të vdekur janë raportuar nga të dyja palët që nga fillimi i sulmeve. SHBA-ja i ka dhënë mbështetje Izraelit, ndërsa pritet që vizitën e parë të një zyrtari të huaj atje ta zhvillojë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.