Franca ndalon demonstratat pro-palestineze

Ministri i Brendshëm i Francës urdhëroi të enjten autoritetet lokale të ndalojnë të gjitha demonstratat pro-palestineze – në mes të një rritje të akteve antisemitike që kur Hamasi sulmoi Izraelin gjatë fundjavës.

Presidenti Emmanuel Macron u bëri thirrje francezëve që të mos lejojnë që lufta në Lindjen e Mesme të shpërthejë në tensione brenda vendit, shkruan Associated Press.

“Le të mos sjellim aventura ideologjike këtu (në Francë) me imitim ose me projeksion. Le të mos shtojmë thyerje kombëtare … në thyerje ndërkombëtare”, tha Macron. “Le të qëndrojmë të bashkuar”.

Me disa qytetarë franko-izraelitë që besohet se mbahen peng nga Hamasi, Macron u zotua se Franca do të mbrojë qytetarët e saj hebrenj dhe do të jetë “e pamëshirshme ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë urrejtje” dhe vuri në dukje shqetësimet për armiqësinë ndaj muslimanëve të Francës gjithashtu.