Me 16 tetor 2023 në tavolinën e gjyqtares Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbërriti kërkesa e prokurores së SPAK-ut, Enkeleda Millonai e cila, në thelb, kërkonte vendosjen në ‘sekuestro preventive’ të pasurive të Jamarbër Malltezit, i cili tashmë ndodhet në burg me akuzën për “korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale”.
Malltezi është dhëndër i ish- kryeministrit, Sali Berisha, i cili edhe ky i fundit akuzohet nga SPAK-u se ka abuzuar me postin si kryeministër duke favorizuar dhëndrin për të tjetërsuar terrenet shtetërore të sportklub ‘Partizani’ në troje ndërtimi për përfitime private të Malltezit.
Gjyqtares Gjoka i është dashur 4 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për vendosjen në ‘sekuestro preventive’ të pasurive të Malltezit. Me datë 20 tetor 2023 ajo i ka ndezur dritën e gjelbër kërkesës së prokurorisë për masën e kërkuar.
Lista e pasurive të Malltezit është shumë e gjatë dhe në të përfshihen shtëpi, vila, llogari bankare, garazhe, si dhe kompani që janë në emrin e tij.
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të Malltezit, bashkëshortes, Argita Malltezi, si dhe të 6 llogarive bankare.
Përveç apartamenteve dhe një vile në ‘Gjirin e Lalzit’, atij janë sekuestruar edhe tre kompani, konkretisht në Homeplan sh.p.k, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO sh.p.k ku ka 100% të aksioneve, si dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.
Pasuritë e Malltezit në ‘sekuestro preventive’
* Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
* Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
* Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
* Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
* Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
* Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
* Apartament 375 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Apartament 372 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Apartament 346 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Apartament 373 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Apartament 356 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Njësi ndërtimore 305 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë, 9 korrik 2020
* Njësi ndërtimore 113 m2 në Tiranë, vlera 160 mijë euro, 29 qershor 2022
* Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani, 2 pill 2013
* Apartament 201 m2 në Tiranë, vlera 225 745 euro, 12 shtator 2014.
* Tokë arë 13 000 m2, Alltare Tiranë, 7 800 000 lekë, 3 shtator 2014.
* Apartament 112 m2 në Tiranë, 150 mijë euro, 9 korrik 2013.
* Apartament 208 m2 në Tiranë, 93 mijë euro, 29 qershor 2012
* Garazh 16 m2 në Tiranë, 6 mijë euro, 29 qershor 2012
* Truall 206.5 m2 dhe ndërtesë 206.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
* Truall 3294 m2 dhe ndërtesë 1467 m2, tek ish Klubi Partizani, pjesa takuese 480/12000, fituar pronësia në 12 korrik 2021, regjistruar në 3 nëntor 2022.
* Truall 2330.3 m2 në Tiranë, pjesa takuese 186/684, regjistruar në shkurt 2019
* Apartament 128.3 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 5 qershor 2015
* Bodrum 28 m2 në Tiranë, vlera 3 665 200 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 26 nëntor 2015.
* Truall 187 m2 në Tiranë, në bashkëpronësi me Argitën, 4 gusht 2021
* Bodrum 18 m2 në Tiranë, 17 mijë euro, në bashkëpronësi me Argitën, regjistruar në 18 maj 2015
* Tokë arë 2270 m2 në Priskë të Madhe, vlera fillestare 3 950 000 lekë, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
* Tokë arë 3 000 m2 në Priskë të Madhe, në bashkëpronësi me Argita Malltezin, regjistruar në 20 tetor 2004
* Truall 1341 m2 dhe ndërtesë 565 m2, tek Rruga e Dibrës në Tiranë, pjesa takuese 189000/2100000
* Truall 680 m2, Bashkia Cërrik, në bashkëpronësi, regjistruar në 3 korrik 2007
* Truall 685 m2, Bashkia Berat, në bashkëpronësi
* Truall 670 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
* Truall 442 m2 në Tiranë, pjesa 12/36, 23 shtator 2021
Truall 908 m2 në Tiranë, pjesa 186/684, 23 shtator 2021
* Truall 33 m2 në Tiranë, pjesa 9/40, 30 maj 2022
* Truall 7.5 m2 dhe ndërtesë 7.5 m2 në Tiranë, pjesa 1/4, 30 maj 2022
* Truall 660 m2 në Tiranë, pjesa 7935/33600, regjistruar 9 mars 2022
* Truall 90 m2 në Tiranë, pjesë 1/192, regjistruar 7 korrik 2013
* Pasuri 102.6 m2
* Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
* Pasuria 4/90- G6
* Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
* Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
* Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
* Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
* Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
* Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
* Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
* Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
* Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2.
* Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
* Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
* Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.