Ministri i Kulturës dhe Sportit i Izraelit, Miki Zohar,reagoi ashpër për komentet e Erdoganit për Hamasin.
Në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, presidenti Erdoğan tha para 7 tetorit, kur shpërtheu konflikti, ai kishte planifikuar të vizitonte Izraelin, por më pas i anuloi planet e tij.
Erdogan kritikoi ashpër Izraelin dhe deklaroi: “Izraeli po vepron si një organizatë”.
“Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar dhe nuk do t’i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet”, tha Erdoğan.
“Ajo është një organizatë për çlirimin e vendit të saj”
Në fjalën e tij, Erdogan foli për luftën në Gaza dhe tha:
“Të gjitha vendet perëndimore u takuan dhe e përcaktuan Hamasin si një organizatë terroriste. Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një organizatë që dëshiron të çlirojë vendin e vet”.
“Erdogan mbështet terrorizmin”
Ministri i Kulturës dhe Sporteve i Izraelit Miki Zohar kritikoi ashpër fjalët e Erdoganit dhe tha:
“Erdogan mbështet terrorizmin. Është koha për të rivlerësuar marrëdhëniet tona me Turqinë”.
ארדואן תומך טרור, נקודה. הגיע הזמן לחשב מסלול מחדש ביחסים שלנו עם טורקיה.
— Miki Zohar מיקי זוהר (@zoharm7) October 25, 2023