VIDEO/ Degjeneron situata në Kuvend, ka përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës!

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren menjëherë sapo kryetarja Nikolla ka lexuar rendin e ditës.

Debatet kanë agravuar në përplasje fizike mes deputetit të PS, Vullnet Sinaj i cili mori fjalën nga vendi për të folur për rendin e ditës ndërkohë që deputetët e PD, të ngritur në këmbë i kërkonin të ndalonte.

Në një moment Bledion Nallbati ka shkuar pranë tij dhe i ka fikur mikrofonin duke e shtyrë e më tej duke e goditur me grushte. Në konfrontim janë përfshirë më tej deputetë të tjerë të PD, si Flamur Noka e Edi Paloka.

Është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Pak minuta pas përpasjes në Kuvend kryetarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e menjëhershëm të deputetit Nllbati.