Izraeli pushton një prej ‘fortesave’ të Hamasit, gjenden dokumentet e sulmit 7 tetorit

Trupat izraelite njoftuan pushtimin e një fortese të rëndësishme të Hamasit në Rripin e Gazës, brenda së cilës ushtarët e brigadës ​​gjetën dokumentacion që mund të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm në luftë.

Këtë e ka shpjeguar një zëdhënës i ushtrisë. Sipas Izraelit, objekti strehonte selinë e inteligjencës së Hamasit me bazë në Jabaliya dhe dokumentacioni mbahej aty, i kompletuar me harta të detajuara, tabela, mjete komunikimi dhe detaje personale për terroristët dhe komandantët e Hamasit.

“Përmbajtje të ngjashme ishin gjetur në trupat e terroristëve të kapur dhe të vdekur pas sulmeve të 7 tetorit.”- thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.