SHBA: Armëpushimi varet nga fakti sa ndihet i sigurt Izraeli

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se armëpushimi mund të ndodhë kur Izraeli të ndihet i sigurt se sulmet e Hamasit të 7 tetorit nuk do të ndodhin më.

Sa i përket pengjeve, ky zyrtar nga Këshilli i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se po bëhen përpjekje intensive për të liruar mbi 200 persona që mendohet se po mbahen. Por, ka shtuar se na ka garanci se mund të arrihet marrëveshje për t’i liruar por çdo përpjekje për t’i liruar do të kërkonte një pauzë të armiqësisë.

“Kemi shpresë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i liruar pengjet, por nuk ka absolutisht garanci se kjo do të arrihet dhe kur do të bëhet”, ka thënë zyrtari, raportoi BBC.

Për shtetasit amerikanë që janë në Gaza ende, zyrtari amerikane ka thënë se është shtyrë nxjerrja e tyre jashtë për shkak të përpjekjeve të Hamasit që t’i nxjerrë luftëtarët e vet jashtë territorit.

Zyrtari ka shtuar se SHBA-ja vazhdimisht dhe direkt mban diskutime me Izraelin për vendimet mbi luftën.