Ambasada e SHBA-së në Sarajevë kanë lëshuar një reagim përmes të cilit thonë se deklarimet dhe kërcënimet e Millorad Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina janë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën por për të gjithë rajonin.
Pikërisht për qëndrime të tilla, Ambasada e SHBA-së thekson se Millorad Dodik është sanksionuar nga Washingtoni zyrtar.
“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë kundër Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, por për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat si kjo, si dhe veprimet e tij kundër Dejtonit dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë pikërisht arsyeja pse zoti Dodik është nën sanksionet e SHBA-së”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinë nuk lejon ndarjen e një entiteti apo njësie shtetërore dhe se iluzionet e Dodikut janë devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore.
“Sipas Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë që një ent apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet. Iluzionet e zotit Dodik janë një devijim i rrezikshëm nga e ardhmja paqësore, demokratike dhe e begatë që qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, përfshirë ata që jetojnë në Republika Srpska, duan dhe meritojnë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, përfundon reagimi.
Milorad Dodik’s separatist rhetoric and threats to secede from Bosnia and Herzegovina are anti-Dayton and dangerous, not only to the stability and security of Bosnia and Herzegovina, but to the stability and security of the entire Western Balkans region. Statements like this as…
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) November 7, 2023
Presidenti i “Republika Srpska” Millorad Dodik sot ka deklaruar se s’kanë plan për shkëputje nga Bosnja e Hercegovina, por që sipas tij janë 10-15 vende që janë “gati ta mbështesin”.