Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë shfaqur sot në afërsi të rrugës magjistrale në drejtim të fshatit Banjë në komunën e Zveçanit.
Ditëve të kaluara, që nga ngritja e barrikadave në veri, prania e tyre pranë rrugës kryesore Mitrovicë-Rashkë nuk ishte e dukshme, raporton televizioni publik serb.
“Në regjistrimet telefonike, shihet një grup forcash speciale me armë me tyta të gjata, pranë disa automjeteve të blinduara të parkuara në rrugë”, shkruan rts-i.
AT do të sjellë detaje tjera nga ky zhvillim i ri, duke pas parasysh se mediat serbe në shumicën e rasteve propagandojnë apo shtrembërojnë të vërtetën faktike.