Digjet flamuri serb në Hoqë të Madhe, iniciohet “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”

Policia e Kosovës ka iniciuar rast në Hoqë të Madhe të Rahovecit pasi dyshohet se është djegur pjesërisht një flamur serb.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes të hënën dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit, flamuri është djegur te pllaka përkujtimore.

Rasti është iniciuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka dalë në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policor.