Reagon eurodeputeti gjerman pasi Serbia u fut me këngë fashiste në ndeshjen e Davis Cup

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer ka reaguar pasi ekipi serb në turneun e tenisit Davis Cup të enjten u fut me këngë fashiste që flet për Kosovën. Serbia në çerekfinale po përballet me Britaninë e Madhe.

Kënga “Gëzo popull serb” ndër të tjera thotë “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

“Jo nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. – Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar?” – ka shkruar Butikofer në platformën “X”.

“Gjokoviq vazhdon të promovojë agjendën e tij nacionaliste ruso-serbe! Davis Cup ju duhet të turpëroheni. Turp të keni. Keni shfaqur një këngë nacionaliste që bën thirrje për aneksimin serb të Malit të zi dhe Kosovës!” – ka shkruar Filipoviq.