Ky është 41-vjeçari i cili u godit për vdekje në Pejë nga një veturë që iku prej vendit të ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku në rrugën “Bill Clinton” një veturë goditi për vdekje një këmbësor dhe pastaj u largua nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima e këtij aksidenti tragjik është 41-vjeçari, Shpejtim Gashi, i cili nuk mundi t’i bëj ballë plagët.

Përveç Policisë së Kosovës, vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët.

“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.