Ukraina ka kryer një sulm me dron kamikazë në Rusi, që po konsiderohet si sulmi më i fuqishëm në muaj e fundit mbi Rusinë.
Tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky janë mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar si pasojë e këtij sulmi.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin është ankuar për sulmin masiv mbi kryeqytetin e Rusisë.
Sulmi vjen një ditë pas sulmit të fuqishëm të rusëve në Kiev, ku ushtarët e Vladimir Putinit përdorën dronët kamikazë derisa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e 22-të.
Në Tula, një dron kamikaz i ukrainasve goditi një ndërtesë dhe u përplas në tokë, ku si pasojë ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm.